
Kampioni botëror ka kaluar tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Francës e ka mposhtur sot atë të Danimarkës me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Kylian Mbappe, i cili kaloi Francën në epërsi në minutën e 61’ të ndeshjes.
Epërsi e francezëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi që Danimarka e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 68’ përmes golit të Andreas Christensen.
Ndërkaq, katër minuta para fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 86’, Kylian Mbappe shënon golin e dytë personal të ndeshjes, dhe golin e fitores për Francën, duke vulosur rezultatin final në 2:1.
Me këtë fitore, Franca veçse e ka siguruar kalimin tutje në këtë Botëror, pasi që po e kryeson Grupin D me gjashtë pikë.
Në anën tjetër, Danimarka zë vendin e tretë në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar.