Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pavarësia e Shqipërisë- Sot mblidhen dy Kuvendet shqiptare

Gazeta10
27 November 2022 - 8:12

Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, sot në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. 

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. 

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore. Mbrëmë është mbajtur një koncert, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.