
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka thënë se sa më e zhvilluar të jetë bashkësia shqiptare në rajon, aq më i qëndrueshëm do të jetë Ballkani Perëndimor, raporton Gazeta10.
Në seancën plenare të ligjvënësve nga Shqipëria dhe Kosova, Nikolla tha se Shqipëri dhe Kosova duhet të bashkëndajnë përgjegjësinë për forcimin e shqiptarëve.
Ajo para deputetëve nga dy vendet, tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë rrugën e përbashkët euro-atlantike./Gazeta10.