Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri për Ditën e Flamurit

Gazeta10
28 November 2022 - 11:24

Komuna e Lipjanit ka përuruar objektin e ri pikërisht në ditën e shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të kombit kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Komunës.

Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët ku do që janë për Ditën e Flamurit, duke u zotuar edhe për projekte të tjera, raporton EO, transmeton Gazeta10.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit, Urime Festat e nëntorit, Urime Dita e Flamurit”.

Ai ka sqaruar se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100 përqind nga mjetet e buxhetuar të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.