Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Portieri i Kamerunit Onana largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Gazeta10
28 November 2022 - 13:54

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, portieri i Interit ka pasur një sherr me trajnerin e Kamerunit, Rigobert Song, i cili ka kritikuar gardianin afrikan për stilin e lojës që luajti ndaj Zvicrës.

Në ndeshjen e sotme me Serbinë, Onana nuk figuron as në listën e rezervave duke konfirmuar largimin e tij nga Botërori i Katarit.

As ndërhyrja e presidentit të Federatës së Kamerunit të Futbollit, Samuel Eto, nuk mundi dot që të qetësonte këtë situatë te kampi i kamerunasve.

Në orët në vijim, portieri 26-vjeçar do të largohet nga Katari përfundimisht për arsye disiplinore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.