
Brazili dhe Zvicra do të jetë kryendeshja e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G në Kampionatin Botëror.
Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Stadium 974”.
Brazili është lider i grupit me tri pikë, pasi fitoi 2-0 ndaj serbëve dhe do të synojë edhe sot pikët e plota.
