
Portugalia ka arritur fitore në ndeshjen kundër Uruguajit me rezultat 2-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të grupit H në Kampionatin Botëror.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Lussail, të dyja golat u shënuan në pjesën e dytë.
Ndeshja e parë përfundoi pa gola, përkundër rasteve mjaft të mira që kishin të dyja skuadrat.
Seria e golave në këtë ballafaqim u hap në minutën e 54-të të ndeshjes, kur Bruno Fernandes në tentim të harkojë për Ronaldon, e dërgoi vetë topin në rrjetë.
Pas golit të pësuar, Uruguai shtoi sulmet por që nuk arritën të konkretizonin rastet që kishin.
Bruno Fernandes shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për kombëtaren e tij në fund të ndeshjes, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Portugalia siguron kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, ndërsa Uruguajit i mbetet të shpresojë në kualifikim në ndeshjen e fundit që e luan ndaj Ganës.