Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bega: Buxheti u rrit për shkak të inflacionit, Qeveria i qëndroi si spektatore

Gazeta10
29 November 2022 - 18:14

Erton Bega, njohësi i çështjeve të ekonomisë në “Info10” ka komentuar rritjen e buxhetit duke thënë se kjo nuk ka ardhur si rezultat i përformancës së Qeverisë por për shkak të rritjes së inflacionit, raporton Gazeta10.

Bega ka  akuzuar po ashtu Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë për popullsinë pas rritjes së inflacionit sepse masat që i ka marrë janë selektive.

“Sa i përket buxhetit, efektet financiare janë nga inflacioni dhe ky buxhet i zmadhuar është ballon e fryrë e cila do të ketë shumë dilema se a do te ketë një stabilitet në tregjet globale sepse të dhënat e doganës tregojnë se kemi rënie të madhe në sasinë e  importit, përderisa kemi një rritje në aspektin financiar mbi 20% në importe . Kjo ka ndikuar në rritje të buxhetit, pra s bëhet fjalë të përformancës së administratës pra pritet rritje edhe vitin e ardhshëm si pasojë e inflacionit. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për shkak të rritjes së inflacionit e ka qëndruar si spektatore. Masat e saj kanë qenë vetëm selektive”, ka deklaruar Bega./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.