Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kosovarja e suksesshme me biznesin për shitjen e diamanteve në Dubai Opera, krah fytyrave me renome

Gazeta10
29 November 2022 - 21:46

Në tetarin Dubai Opera javën e kaluar u mbajt njëri ndër eventet më të mëdha, në të cilin kishte një numër të madh të pjesëmarrësve, në mesin e të cilëve edhe tenori i madh, Placido Domingo. Por krah tij, si në shumë organizime të tjera që mbahen kudo në botë, pati edhe kosovarë.

Ndër ta ishte biznesmenja Mimoza Feka – Hyseni së bashku me bashkëshortin e saj, Semin, po ashtu biznesmen, të cilët ishin në mesin e shumë figurave të artit e kulturës.

Mimoza, udhëheq biznesin e saj për shitjen e diamantëve e stolive me diamante në tregun online përmes faqes se saj “Mimoza Diamonds”.

Suksesi i saj tashmë është vulosur edhe me shitjen e qindra produkteve, që kanë vlerë nga 300 euro deri në 500 mijë euro.

Padyshim se ajo nuk do të mungonte në këtë ballo, pasi target i klientelës së saj janë edhe zonat arabe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.