
Deputeti Lumir Abdixhiku, në interpelancën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, iu kundërpërgjigjur deklaratës së Kurtit, ku u shpreh se Kosova nuk ka asnjë kontroll në veri, raporton Gazeta10.
“Derisa flasim këtu, mbi 17% e territorit të Kosovës është pa polici, pa gjyqtarë, pa prokurorë, pa shërbim bazik administrative e komunal. Shiheni se si një aksident rrugorë nuk mundemi ta zgjidhim sot në veri, një dhunë familjare s’ka kush ta trajtoj. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës?”, tha Abdixhiku./Gazeta10.