Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti për Tahirin: Pajtohem me Hoxhajn për senacë të mbyllur kur ke deputet që flasin kaq palidhje (Video)

Gazeta10
30 November 2022 - 13:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ironizuar me shefin e GP-së së PDK-së, Abelard Tahirin, si dhe deputetin e kësaj partie Enver Hoxhaj në kuadër të diskutimit që po zhvillohet aktualisht, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ajo që ka thënë Tahiri lidhur me sigurinë në veri është sikur t’i bësh thirrje Serbisë teksa ka thënë se pajtohet me deputetin Hoxhaj për një seancë të mbyllur kur ka deputetë si Tahiri që flasin kaq palidhje.

“Por jo vetëm kjo, por cfarë tha deputeti tjetër i PDK-së, Abelard Tahiri, tha: Kemi policë aq sa nuk mund t’i mbrojmë ndërtesat atje, kjo është sikur t’i bësh thirrje Serbisë, prandaj unë po pajtohem me deputetin Hoxhaj i cili tha na nevoitet një seancë e mbyllur kur ke deputet që flasin kaq palidhje”, ka thënë Kurti më tej.

Në fjalën e tij, deputeti Enver Hoxhaj, kishte kërkuar një seancë të mbyllur dhe jo të hapur që të flitet për këto zhvillimet e fundit.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e paraprirë nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, rrethana këto që e dërguan Qeverinë e Kosovës në përplasje të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.

Po ashtu, së fundmi është duke u diskutuar edhe plani franko-gjerman si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.