Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës për zgjedhjet në KK të Zveçanit e Leposaviqit

Gazeta10
30 November 2022 - 16:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në këtë mbledhje KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022. Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë.

Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna.

Në Leposaviq janë 13 mijë e 297 votues dhe janë paraparë të shpenzohen 6 mijë e 648 euro.

Në Zveçan janë 6 mijë e 982 votues dhe janë paraparë të shpenzohen 3 mijë e 491 euro. /GFazetA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.