
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar duke e quajtur macabre rastin e vrasjes së gruas shtatëzënë në oborrin e QKUK-së.
Ai ka thënë se një akt i tillë qyqar, bie në kundërshtim me traditën shqiptare dhe logjikën njerëzore, shkruan Gazeta10.
Postimi i plotë:
I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.