Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rasti makabër në QKUK, viktima dyshohet se fillimisht u qëllua në kokë me armë zjarri

Gazeta10
30 November 2022 - 20:42

Gruaja e vrarë në oborrin e QKUK-së dyshohet se fillimisht u qëllua me armë zjarri në kokë, e më pasë në pjesë tjera të trupit.

Gazetarja e Kanal10, Arta Mustafa ka treguar se sipas informacioneve që ka arritur t’i siguroj, dyshohet se shkak i vrasjes kanë qenë mosmarrëveshjet e viktimës me ish-bashkëshortin e saj.

“Klinika e Gjinekologjisë ka qenë e mbyllur për të familjarët e pacientëve aty, përvec stafit mjekësor. Sipas disa burimeve që kemi kontaktuar me ta, na kanë thënë se viktima është qëlluar me armë zjarri fillimisht në kokë, pastaj edhe në pjesë tjera të trupit. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas disa konfliketeve dhe mosmarrëveshjeve që viktima ka pasur me ish-burrin”, tha gazetarja Arta Mustafa në Politiko.

Ndërkohë, Gazeta10 mëson se viktima e moshës 35 vjeç me inicialet H.M, është nga komuna e Lipjanit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.