
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Prime Time” ka komentuar planin franko-gjerman duke thënë se ai do të jetë një projekt negocimi, raporton Gazeta10.
Hoxhaj, ka thënë se plani franko-gjermanë e njeh Kosovën si shtete të barabartë me Serbinë dhe nëse Kosova ulet në tavolinë me këtë projekt, të kërkojë njohjen dhe anëtarësimin në organizata.
“Kosova duhet ta kuptoj drejt që në paragrafin e dytë i referohet Kartës së OKB-së dhe i referohet sjelljes dhe barazisë reciproke të palëve në dialog. Që i bie që për francezët, amerikanët evropianët të dy shtetet janë të barabarta dhe duhet të ulen në tavolinë. Produkti final ka me qenë i negocimit. Kosova duhet ta sheh këtë dokument për dy tre elemente në pikëpamjen time. Së pari na jem në një rrethanë komplet gjeopolitike dhe nëse Kosova merr pjesë në një proces të tillë dhe Kosova kërkon njohje, vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, anëtarësim në OKB dhe nëse Serbia nuk i thotë po atëherë do të kemi të përsëritur situatën si me Rambujen dhe planin e Ahttisarit, që shkon në favor të Kosovës dhe që përfundon me pozicionim të Kosovës në NATO.”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj, ka thënë se 2023 është zgjidhja e fundit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pasi që 2024 do të ketë zgjedhje në ShBA, Evropë dhe kjo ndikon tek dialogu./Gazeta10.