
Kryetarja e Forumit të Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona Lushtaku, ka komentuar vrasjen e djeshme të Hamide Magashit në QKUK, raporton Gazeta10.
Lushtaku ka thënë se ky krim monstruoz po shpërfaq dështimin e shumë hallkave përgjegjëse të shtetit.
Më tej, ajo ka thënë se kjo nuk po ndodhë për herë të parë dhe se shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë pavarësisht se e njejta ka kërkuar.
Tutje, ajo ka thënë se spitali ku e ka humbur jetën ka qenë publik dhe se kjo ka qenë viktimë e shumëfishtë e sistemit shtetëror.
“Krimet monstruoze si ky shpërfaqin dështimin e shumë hallkave përgjegjëse të shtetit për të siguruar jetën e grave në Kosovë dhe familjes në këtë rast. Kjo nuk po ndodh për herë të parë, familja ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë. Ajo ka shkuar në spital për të sjellë një jetë, kurse në spitalin publik e humbi jetën e saj. Familja është viktimë e shumëfishtë e sistemit tonë shtetëror”, tha Lushaku. / Gazeta10