Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se është gjetur vetura e Sokol Halilit, i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

Gazeta10
01 December 2022 - 14:07

Raportohet se është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Policia bën me dije se makina me të cilën është larguar 32-vjeçari pasi ka kryer krimin është gjetur në sheshin “Ahmet Shtime”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme  rreth orës 18:00, ku Halili vrau me tre plumba Hamide Magashin 35 vjeçe.

Kjo e fundit priste që të sillte në jetë ditën e sotme fëmijën e saj.

Ndërkohë dyshohet se Halili pasi ka kryer krimin është larguar drejt Gjermanisë.

Informacionet e deri tanishme janë se çifti ishte martuar para një viti dhe kishin probleme, sidomos dhunën në familje. /Euronews.al

Këtë informacion nuk e ka konfirmuar akoma policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.