
Pas vrasjes makabre të gruas shtatëzënë në Gjinekologji nga ish burri i saj ka folur edhe një nga familjarët e të ndjerës, raporton Gazeta10.
Sipas saj probleme të shumta kanë qenë të pranishme në martesën e çiftit për këtë arsye ka ardh edhe deri tek ndarja e tyre me gjyq në Ferizaj.
Ajo shton se ishte vrasja e katërt në familje dhe se viktima ka folur për herë të fundit me motrën e saj.
E, ndërkohë për këtë rast ka folur edhe motra e saj e cila ka thënë se kërcënimi nga ish burri i motrës ka qenë qe disa ditë.
“Mka thirr dje në orën pesë mka vet qysh jom mirë dhe nuk ka tregu asgjë, duke shtuar se ajo është mirë”, tha ajo.
Motra e viktimës thotë se këtë rast e kanë lënë në dorë drejtësisë./Gazeta10