
Vrasja e rëndë që ndodhi në oborrin e QKUK-së ku u vra një grua shtatzënë nga ish-burri i saj ka vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë për të zbatuar Ligjin e miratuar në vitin 2015 për blerjen e hallkave elektronike.
Kështu ka bërë të ditur këshilltarja e Ministres së Drejtësisë, Nazliu Bala e cila tha se e njëjta çështje është diskutuar edhe gjatë ditës së sotme në takimin urgjent të grupit punues ndërministror, raporton Gazeta10.
Ajo bëri të ditur se kanë përfunduar studimin e raportit në të gjithë stacionet policore të Kosovës.
“Ligji për hallkat elektronike ekziston që nga viti 2015. Shumë është e lehtë me ble një byzylykë. Por, shtrirja e sistemit sa i përket moitorimit të urdhërave mbrojtës përmes hallkave elektornike, kërkon një studim. Ne këtë studim e kemi përfunduar për të gjithë territorin e Kosovës, për të gjitha statcionet e policisë. Derisa, kemi ardhur ne në pushtet, për shtatë viti ky Ligj as që është diskutuar fare për të filluar zbatimi i tij”, tha Bala në Prime Time.
Ajo ka shtuar se kryeministri Kurti ka miratuar kërkesën e MD-së sa i përket ndarjes së buxhetit për hallkat elektronike.
“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet, dhe më në fund e kemi të gatshëm këtë raport ku edhe kemi kërkuar ndarje të buxhetit, sot edhe kryeministri i ka miratuar kërkesën tonë si Ministri e Drejtësi sa i përket buxhetit për hallkat elektronike”, tha Bala në Prime Time. /Gazeta10