Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Mund të më vrisni, për mua Kosova është shenjtërorja më e madhe serbe

Gazeta10
02 December 2022 - 9:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për emërimin e Nenad Rashiqit si Ministër për Komunitete, iu drejtua publikut të enjten mbrëma.

Në llogarinë e tij në Instagram Vuçiq ka publikuar pjesën kyçe të fjalimit të tij– mesazhin e tij për “të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shkelin serbët”, raporton Gazeta10.

“Mund të më vrasësh, mund të bësh çfarë të duash, për mua Kosova është shenjtërorja më e madhe serbe, për mua Serbia është një vend i shenjtë. Është më mirë për mua të iki sesa t’jua dorëzoj atë. Dhe unë nuk do t’jua dorëzoj, sepse qytetarët e Serbisë nuk janë vrima e nëntë në tubin e askujt dhe nuk do t’jua jap, nuk do t’ju lë t’i poshtëroni!” – është përshkrimi i postimit të Vuçiqit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.