
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se lajmin për vdekjen e futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazi, e ka pranuar me dhimbje të thellë, raporton Gazeta10.
Hamza ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetarëve.
I riu mitrovicas ka pësuar një arrest kardiak në stadiumin A&N të Prizrenit para pak orësh.
Këtu keni postimin e plotë:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetareve”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10