Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Royal Beverage investon 400 mijë euro në energji solare (VIDEO)

Gazeta10
03 December 2022 - 19:30

Royal Beverage investon 400 mijë euro në energji solare (VIDEO)

Raporti: Saranda Aliu

Me të ardhura vetanake prej 400 mijë euro, kompania me seli në Gjilan, Royal Beverage, investoi në panele për prodhim të energjisë elektrike. Ky projekt u përkrah nga USAID, përfaqësuesit e së cilës thanë se nga ky investim do të mbrohet natyra. Nga kompania thanë se në të ardhmën do të vazhdojnë të bëjnë investime të tilla. Ndërsa, nga ministria e Ekonomisë u shprehen se kjo kompani përmes këtij projekti  do të kursej mijë euro në vit.

Për shumicën e këtyre prodhimeve, tashmë do të shfrytëzohet energjia solare.

Kompania vendore Royal Beverage investoi 400 mijë euro të ardha vetanake, duke bashkëpunuar edhe me Jaha solar, nga e cila u furnizua me panele, të cilat prodhojnë energji elektrike.

Përfaqësues nga organizata USAID, e cila ishte mbështetësja më e madhe e këtij projekti, erdhën ta shohin nga afër e ta inagurojnë këtë investim.

Nga USAID, u shprehën mirënjohës për një investim të tillë, duke thënë se Royal Beverage është shembull i brezave të tjerë.

Mysafire në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha ky investim duhet të jetë shembull për kompanitë e tjera, ngase do të kursehen me mijëra euro gjatë vitit.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe përfaqëaues të Amabasadës Amerikane në Kosovë e kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.