Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

E zhgënjyer që nuk mori asnjë çmim në “Kënga Magjike”, Mariza Ikonomi merr vendimin e papritur

Gazeta10
04 December 2022 - 16:53

Mariza Ikonomi nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim këtë vit në “Kënga Magjike”.

Së fundmi ajo ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku shprehet se ndihet e zhgënjyer dhe nuk i premton dot fansave të saj se do të marrë pjesë sërish në Festivale.

Kjo është deklarata e plotë e Ikonomit:

“Mama” ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në “Kënga Magjike” .

Misioni im u krye me sukses .Vërtet nuk mora asnjë çmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri me sot me këngën time te fundit. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime me e madhe .

Çmimet për mua janë si flluskat e sapunit dhe ketë e kam vërtetuar shume herët por te lesh gjurme me muzikën tende , tekstet, vokalin është ajo çfarë kam synuar qe kur kam marr mikrofonin për here te pare kur isha vetëm një fëmijë.

Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk me dhanë atë qe meritoja ashtu siç jeni shprehur edhe neper mesazhet tuaja sepse mua nuk me kane identifikuar asnjëherë çmimet qe kam marr por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti nëpërmjet muzikës sime.

Prandaj edhe ua dhurova këngën “Mama” sepse për mua është vlera me e shtrenjte dhe nuk ka çmim për të por vetëm dashuri

Nëse do të ketë një festival tjetër ketë nuk ua premtoj dot por këngë patjetër. Pse jo , një për baballarët kësaj here , se edhe ata i kemi shumë të shtrenjtë.”, ka shkruar Ikonomi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.