
Sonte në emisionin “Kampionët” po diskutohet për ndeshjet e Kupës së Botës, konkretisht për sfidat e sotme: France – Poloni dhe Angli – Senegal si dhe për ankesën që ka bërë FFK-ja në FIFA në lidhje me gjuhen e përdorur nga trajneri serb Stojkovic. Me të ftuarit do të bëjmë parashikimin e ndeshjeve të ardhshme.
“E kam shijuar pa kufi ndeshjen e Zvicres, dhe jemi krenar për djemtë tanë. Shaqiri është një nga lojtarët më të mirë në Botë”.