Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Demi ia përmend “dështimet” Qeverisë Kurti: Për çfarë ndryshimi në qeverisje po flasim?

Gazeta10
04 December 2022 - 22:41

Agron Demi nga Instituti “GAP”, përmes një shkrimi në Facebook ka përmendur të gjitha ato që sipas tij janë “dështimet e Qeverisë Kurti”.

Demi thekson mungesën e penjve kirurgjik, materialeve për pasaportë e letërnjoftim, dështimin e seancave parlamentare dhe ndarjen buxhetore në baza partiake për komuna, raporton Gazeta10.

“Pas 20 vitesh keqpërdorimi e keqmenaxhimi, qe dy vjet kjo partia e re “e shpresës” nuk ka mbërri me i pajis spitalet me pej kirurgjik, institucionet nuk kanë material me lëshu letërnjoftime e pasaporta, buxheti për investime kapitale vazhdon me shku te komunat që qeverisen nga partia që udhëheq qeverinë, xhipat e zi zyrtarë vazhdojnë me terrorizu nëpër rrugë, vazhdon kapja e ndërmarrjeve publike me njerëzit e partisë, realizimi i buxhetit është në nivelin më të ulët historik, seancat parlamentare vazhdojnë me dështu për shkak të mungesës së kuorumit, politika e jashtme nuk ekziston, transparenca për faqe të zezë e arroganca në kulm…Për çfarë ndryshimi në qeverisje po flasim?”, shkruan ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.