
Ministria e Drejtësisë sot do të bëjë lansimin e “Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës”, raporton Gazeta10.
Lansimi i këtij Protokolli do të bëhet nga udhëheqësja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu në ora 11:00.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje.
Kjo ekspozitë do të hapet në ora 13:00, në Hollin e Ministrisë së Drejtësisë./Gazeta10