Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti godet Kurtin: Serbia miliona fitime, u kthye partneri kryesor i Kosovës

Gazeta10
05 Dhjetor 2022 - 9:34

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se rritja e importit në Kosovë e ka kthyer Serbinë si partnerin kryesore tregtar të Kosovës në rajon, raporton Gazeta10.

Deputeti i LDK-së ka hedhur kunja ndaj VV-së duke thënë se tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur ekzekutivi i sotëm i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia.

“IMPORTET RRITEN ME 850 MILIONË EURO DHE SERBIA KTHEHET SI PARTNER KRYESOR TREGTAR I KOSOVËS NË RAJON
Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro. Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare.
Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka shkruar ai.

Hoti edhe më parë kishte bërë kritikuar Qeverinë lidhur me rritjen e inflacionit në vendin tonë dhe masat “jo adekuate” të Qeverisë për të u përballur me të./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.