Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi takohet me shefen e Zyrës greke në Kosovë: Qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në BE

Gazeta10
05 December 2022 - 15:23

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Punë Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Leonidas Rokanas, i shoqëruar nga shefja e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Palët biseduan mbi bashkëpunimin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Greqisë. Z. Rokanas tha se “vendet tona duhet të intensifikojnë punën dhe angazhimin me njëra-tjetrën”.

Bislimi tha se qëllimi final i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, e tashmë po ndërmerret hapi i parë, që është ai i aplikimit për anëtarësim.

“Ne jemi të gatshëm, që përmes përkushtimit tonë, ta përshpejtojmë progresin në këto fusha dhe rrjedhimisht rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme që vendet tona të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të zgjerojnë hapësirat e ndërveprimit, veçanërisht në sferat sociale, kulturore, por edhe në përballimin e sfidave të përbashkëta si kriza energjetike dhe tranzicioni drejt energjisë së gjelbër. Ky bashkëpunim i ngushtë do të kontribuonte në krijimin e urave mes vendeve dhe njerëzve tanë, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi.

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi, ritheksoi angazhimin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, mbështetjen e fuqishme të qytetarëve ndaj integrimit në BE, përkushtimin e Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.