Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmohet, Lajçaku të martën në Kosovë, e pret Kurti

Gazeta10
05 December 2022 - 22:09

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, nesër do të vijë për një vizitë në Kosovë.

Miroslav Lajçak do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti në orën 09:00.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti nesër e pret në takim Emisarin Special të Bashkimikt Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga ora 09:00”, ka thënë Kryeziu.

Emisari paraprakisht ka qëndruar për vizitë zyrtare në Serbi.

Ai e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak deklaroi se kanë diskutuar se si do të respektohet marrëveshja për targa, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.