
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar t’i pres mysafirët e ftuar në Shqipëri në kuadër të samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se është zgjedhur Shqipëria si një vend me qasje të fortë pro-europiane.
Tutje, ai ka thënë se po ashtu Shqipëria ka një rol në rajon.
Këtu keni postimin e plotë:
“Samiti BE – Ballkani Perëndimor
Tiranë – Mbërritja në samit e liderëve të Bashkimit Europian, të cilët e zgjodhën Shqipërinë si një vend me qasje të fortë pro-europiane dhe shembull për rolin që luan si vend ballkanik në politikën ndërkombëtare, për t’u mbledhur për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE
”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10