
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçqi, para fillimit të samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, ka thënë se sot do të diskutojë me zyrtatët nga Europa për shkeljen e integritetit territorial të Serbisë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se integriteti i Serbisë është shkelur në mënyrë të tmerrshme në vitin 1999 dhe në vitin 2008.
“Kështu kemi një situatë ndryshe, sa i përket integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në vitin 1999 dhe në vitin 2008. Do ta diskutojmë sot me zyrtarët evropianë”, tha Vuçiq. / Gazeta10