Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE

Gazeta10
06 December 2022 - 11:50

Pasi priti të gjithë liderët e Bashkimit Evropian në Tiranë, kryeministri Rama nuk nguroi që edhe vetë të jepte një deklaratë për mediat e huaja.

Fjala e Ramës ishte me batuta dhe ironi, ndërsa tha se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

“Është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do kishte përfytyruar që do ndodhte, por ndodhi.

Mendoj që është një sinjal i vetëdijes së BE se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkanin Perëndimor ka nevojë për BE. Kjo është e rëndësishme.

Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm djellin për ju.  Shpresoj ta vlerësoni”, tha Rama.

Ndërkohë i pyetur për arritjen e një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë sot, kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk është e mundur.

“Është një pyetje lidhur me Serbinë dhe Kosovën. Nëse do zgjidhet sot, unë do të doja të ishte kështu, sepse dua që BE të kishte këtë magji, por nuk është kështu.

Është e vështirë, do të kërkojë kohën e vetë, por Ballkani Perëndimor kurrë nuk ka qenë më mirë dhe shqiptarët kudo që janë nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e tyre”, tha Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.