Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Von Der Leyen: Marrëveshja e sotme e roamingut, një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit

Gazeta10
06 December 2022 - 12:00

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar sot për roaming në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet aktualisht në Tiranë, raporton Gazeta10.

Der Leyen ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për biznesin dhe turizmin po ashtu.

Këtu keni postimin e plotë:

“Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit”, ka shkruar Von Der Leyen në Twitter.

Kujtojmë se është hera e parë që një samit i tillë po mbahet në rajon dhe ku është zgjedhur Shqipëria vendi ku po zhvillohet.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.