
Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pas fotografisë familjare në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot për roamingun, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo marrëveshjen është e mirë meqë lehtëson komunikimin pavarësisht se ku gjenden ata.
“Kur qytetarët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor zhvillojnë vizita të ndërsjella, është më rëndësi që ata të ndjehen sikur në shtëpinë e tyre”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se me këtë zotim të bërë sot nënkuptohet se telekomunikacioni është një shtyllë e rëndësishme për ta.
“Ky zotim që është bërë sot, tregon se ne do të kemi në shtytje të rëndësishme në fushën e telekomunikacionit”. / Gazeta10