
Në programin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” është raportuar se ujërat e zeza pas çdo reshje të shiut depërtojnë në shtëpitë e banorëve në Pataçan të Rahovecit.
E gjitha kjo po ndodh si shkak i mos rregullimit të shtratit të lumit, raporton Gazeta10.
Banorët thonë se çdo vit janë në rrezik dhe dëmet që u shkaktohen atyre janë të mëdha sepse kanë frikë nga infektimet dhe sëmundjet që mund të barten.
Sipas tyre ata thonë se kanë dërguar kërkesë në komunë mirëpo deri më tani kanë marrë vetëm premtime por asgjë nuk është punar për zgjidhjen e problemit.
Nga komuna e Rahovecit kanë thënë se janë të njoftuar për rastin.
Kryetari i kësaj komune ka thënë se janë duke e bërë projektin për ndërtimin e një impianti ku është i përfshirë edhe fshati Pataçan.
“Është momenti i duhur kur ministria duhet ta kthejë vëmendjen dhe ta fusë në prioritet çështjen e impianteve të ujërave të zeza, në këtë rast të një impianti të madh të ujërave të zeza të cilin ka nevojë komuna e Rahovecit.
E, përpos mungesës së rrjetit të kanalizimit komuna e Rahovecit ka nevojë edhe për troturare pasi rruga ka çregullim të madh të veturave dhe paraqet rrezik të vazhdueshëm për këmbësorët./Gazeta10