Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dhuna në veri, Rohde: Vërtetë shumë shqetësuese

Gazeta10
07 December 2022 - 10:48

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dhuna në veri është vërtetë shumë shqetësuese, raporton Gazeta10

Rohde ka thënë se është mirë që Policia e Kosovës, EULEX si dhe KFOR-i janë prezent.

Më tej ai ka thënë se mbështet protestat paqësore por zero tolerancë ndaj dhunës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se dje pasdite dhe në mbrëmje ka pasur shpërthime sistematike në veri dhe sulme të zyrave komunale të KQZ-së.

Ndërkohë në komunat veriore po pregatiten të mbahen zgjedhjet komunale pas tërheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.