
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se është i shqetësuar për incidentet e djeshme, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se EULEX së bashku me KFORI-in dhe Policinë e Kosovës do ta monitorojnë situatën.
Më tej, ai ka thënë se secila protestë duhet të jetë dhe paqësore.
Këtu keni postimin e tij:
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.@EULEXKosovo Do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe @NATO_KFOR”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Dje pasdite dhe në mbrëmje në në veriun e Kosovës, në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut, ka pasur shpërthime sistematike.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po pregatitet për organizimin e zgjedhjeve atje pas tërheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës.
Para pak orësh, ambsadori i Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar se nuk ka kushte per zgjedhjet në veri për momentin. / Gazeta10