Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kuvendi i Kosovës për nëntë muaj ka hargjuar pesë milionë euro në paga dhe meditje

Gazeta10
07 December 2022 - 12:32

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës për nëntë muaj ka hargjuar pesë milionë euro në paga dhe meditje, raporton Gazeta10.

Ai në Komisionin për Financa, Punë dhe Transfere, ka thënë se këto shpenzime janë bërë për katër programe, ku ai ka treguar specifikisht edhe ato.

“Shpenzimet për nëntëmujorin e vitit 2022 për katër programet e lartcekura janë: 5.409.389,92 €, ose 55.92% e buxhetit vjetor dhe atë si vijon: Paga dhe shtesa shuma prej 4,677,839€ ose 67.73% e buxhetit vjetor; Mallra dhe shërbime 589,662.25€ ose 32.45 e buxhetit vjetor; Shpenzime komunale 130,898.19€ ose 65.45% e buxhetit vjetor; Subvencionet dhe transferet 9,780.44 ose 13.97% e buxhetit vjetor, dhe Shpenzimet kapitale 1,210€ ose 0.18% e buxhetit vjetor”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se janë në pritje të Komisionit edhe për projektin e Krijimit të Qendrës së të Dhënave.

“Aktualisht jemi ne pritje të raportit të Komisionit të pranimit për projektin Krijimi i Qendrës së të Dhënave me një pagesë rreth 150,000€, ndërsa projekti i pajisjeve të sallës plenare do të deklarohet si kursim dhe se do te jete e nevojshme që të buxhetohet edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.