Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama viziton PrishtinaParking, me drejtorin Havolli kanë diskutuar për reformimin e ndërmarrjes

Gazeta10
07 December 2022 - 16:44

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka vizituar PrishtinaParking, ku ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv, Sokol Havollin, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar për reformimin e ndërmarrjes, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se refomimi  është i nevojshëm për të plotësuar nevojat e qytetarëve të Prishtinës.

Më tej, ai ka thënë se janë në prag të finalizimit të rregullores së re përmes së cilës do të zhvillohet një plan për shtrirjen e Prishtina Parkigut edhe në zonat e reja.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot vizituam NPL @prishtinaparking Description: 🅿️

Bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv, Sokol Havolli, diskutuam për reformimin e kësaj ndërmarrjeje konform nevojave të qytetarëve të Prishtinës, duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve cilësore, hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe mirëmbajtjen e hapësirave të lagjeve përkatëse.

Jemi në prag të finalizimit të rregullores së re dhe gjatë ditëve në vijim bashkë do të zhvillojmë një plan të përbashkët të punës në raport me zonat e reja në të cilat do të ketë shtrirje Prishtina Parking.

#kryeqyteti

#prishtinapraktikeDescription: 💙”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.