Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bahtiri: Kam pa tolerancë të madhe ndaj kriminelëve për sulmet në veri

Gazeta10
07 December 2022 - 21:14

Në emisionin “Politiko” ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka komentuar tensionet e krijuar së fundi në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.

Bahtiri ka hedhur pikëpyetje se si në mes një sigurie të tillë, të policëve të Kosovës, EULEX-it e KFOR-it, kanë mundur të ndodhin sulmet e djeshme në veri, megjithatë ai ka thënë se ndaj këtyre akteve ka parë një tolerancë.

“Por ajo se çfarë kam parë ditët e fundit ka qenë një gjest i papritur që në mesin e gjithë kësaj sigurie KFOR-it, Policisë Kosovës, Policisë së EULEX-it të vin njerëz terrorist të shokojnë qytetet e Kosovës, këtë se kam pritur që të mos të dënohen ashpër nga të gjithë, sepse terrorizmi duhet dënuar  jo vetëm nga populli i Kosovës por tërë bota. Dhe të kemi terrorizim në veri të njerëzve kriminel, që çdo herë nuk pushojnë së terrorizuari popullin e shtetin e Kosovës, po më duket se është një tolerancë tepër e madhe për ta.”, ka deklaruar Bahtiri.

Tutje, Bahtiri ka folur edhe për karrierën e tij politike, ku ka thënë se nuk ka tërheqje duke thënë se “shqiptari kurrë prej politike nuk heket”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.