
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmës një foto të dërguar nga qytetarët në Raporto10, shihen kushtet në të cilat punojnë puntorët e KEK-ut në Mirash.
Këta puntorë janë duke punuar në kushte të rënda duke cekur këtu edhe mungesën e higjenës në këtë vend, raporton Gazeta10.
Nga fotoja mund të shihen gjërat e vjetëruara e disa edhe të improvizuara për shfrytëzim.
Ekipi i Kanal10 është në vendin ku puntorët e KEK-ut po e zhvillojnë punën.
Por puntorët e sigurimit në këtë vend thonë që nuk mundemi të kemi pamje të objektit të vjetëruar pa marrë leje në drejtori.
Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, në një lidhje direkte ka thënë se në këto objekte qëndrojnë puntorët e sigurimit privat, kurse sa i përket objekteve të tyre janë duke u munduar por kanë probleme tjera edhe me investime në termocentrale.
“Sa i përket objekteve tona ne jemi duke u munduar por kemi probleme tjera me investime në termocentrale”, tha ai./Gazeta10