
Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë diskutuar për aplikimin e fillimit të procesit të anëtarësimit në BE, raporton Gazeta10.
Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po qëndron në Bruksel në një vizitë zyrtare.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE ishte temë e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10