Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pret në takim ambasadorin Hovenier, diskutojnë për zhvillimet politike dhe sigurinë në vend

Gazeta10
08 December 2022 - 15:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambsadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në vend, raporton Gazeta10.

Abdixhiku ka thënë se ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend.

Më tej, ai ka thënë se LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët nga Perëndimi është garanca e sigurisë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se së fundmi dy komunat në veriun e Kosovës, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut, janë përballur me shpërthime sistematike me bomba.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po pregatitet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore pasi kryetarët e komunave ishin tërhequr nga institucionet e Kosovës.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve teksa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë sot se për mbajtjen apo jo të zgjdhjeve do të vendoset në dy-tri ditë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.