Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shala akuzon rëndë avokatin Vërtopi: Ti e mbron familjarin e ministres Haxhiu

Gazeta10
08 December 2022 - 22:10

Në emisionin “Politiko” anëtari i PSD-së Asdren Shala ka akuzuar rëndë avokatin e personit që kishte qëndruar në një dhomë me Astrit Deharin, Florin Vërtopi duke i thënë se po mbanë anën e ministres Haxhiu në rastin e humbjes së provave, raporton Gazeta10

Shala ka thënë se avokati Vërtopi po e bën këtë sepse aktualisht mbron një familjar të ministres Haxhiu.

“Unë mendoj se me humbjen e këtyre provave sot, ka shumë mundësi që të mos zbardhet kurrë rasti i Deharit. Kjo ka me u përdor si alibi nga LVV që rastin e Deharit nuk e kemi zbardh jo për shkak paaftësisë tonë por sepse na i kanë humb provat. Kjo është alibi dhe situatë më të mirë që ja kanë krijuar vetit nuk ka. E dyta avokatin jam duke e përcjell, avokati e tha një parim ma jep faktin ta jap të drejtën, kjo qëndron por avokatët kur kanë faktet din me i interpretuar. Unë nuk kisha ra në kurthin e avokatëve që vazhdimisht mbajnë një qëndrim, avokati në studio të cilit nuk dyshoj në profesionalizëm po shfaqet i një anshëm. Sepse ky sot mundet me na dhanë më shumë detaje por s’po e bën qëllimshëm sepse nuk janë të ndaluara me etiken juridike këto e bën se aktualisht është në mbrojtje të një familjari të ministres së  Haxhiut. E marrë shumë me rezervë këtë stilin lakues tëndin sepse je në mbrojtje të një familjari të ministres Haxhiu.”, ka deklaruar Shala.

Tutje, Shala ka thënë se ky rasti i zhdukjes së provave është një situatë e mirë e krijuar nga LVV, për të fshehur paaftësinë e tyre për mos hetimin e rastit duke e lën fajtor humbjen e provave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.