
Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë komentet e saj mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ajo thotë se “situata në veri është alarmante” derisa elaboron që serbët lokalë nuk kanë mbrojtje të Policisë.
“Në vakuumin e sigurisë të shkaktuar nga një vendim i pamatur i Aleksandër Vuçiq, tashmë jemi dëshmitarë të tentativave për grabitje dhe kolaps të përgjithshëm.” – ka thënë ajo.
Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin për largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, derisa ka bërë thirrje për rikthimin e policëve serbë “urgjentisht” në shërbim.
Stanje na severu je alarmantno.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 8, 2022
Lokalni Srbi nemaju policijsku zaštitu. U bezbednosnom vakuumu uzrokovanom nesmotrenom odlukom @avucic, već svedočimo pokušajima pljački i opštem kolapsu.
Politički predstavnici su sekundarni ali KS SRB policajci se hitno moraju vratiti u službu!