
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ështa raportuar se mbi 80 shtëpi në lagjen “Arbëria” në Prishtinë nuk kanë rrjet të kanalizimit, raporton Gazeta10.
Laz Krasniqi ka thënë se është i rregullt me kontributet ndaj komunës dhe ka bërë pagesat e nevojshme për leje ndërtimi në të cilën sipas tij hynë edhe infrastruktura nga komuna.
Por Krasniqi thotë se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur nga komuna dhe pse ka bërë pagesën për këto investime.
Banorët thonë se jetesa ku kalojnë ujërat e zeza është e rrezikshme përshkak të infektimeve të mundshme.
E, për këtë ata thonë se kanë dërguar kërkesë në komunë që nga viti 2019.
Nga komuna e Prishtinës kanë thënë se në vitin 2023 do të përfshihet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për objektet të cilat kanë mbetur pa u kyqur.
Ndërsa banorët kanë thënë se do të bëhet peticion nëse nuk gjendet një zgjidhje./Gazeta10