Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu i uron Kurtit që mos të jetë futur në një rrugë pakrye pas gjendjes në veri

Gazeta10
09 December 2022 - 12:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para deputetëve në Kuvend ka folur në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit.

Ajo është shprehur se ka një lutje dhe një urim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Musliu u shpreh se uron që qeveria të mos jetë futur siç u shpreh ajo “në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës”.

“Sa i përket gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin. Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minut dhe uroj që ju mos të  jeni futur në një rrugë pa kryer në veriun e Kosovës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.