Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ukraina duhet të vazhdojë të luftojë, thotë laureatja e Nobelit për Paqe

Gazeta10
09 December 2022 - 16:50

Ukraina duhet të vazhdojë të luftojë kundër trupave ruse, tha të premten udhëheqësja e një grupi ukrainas të të drejtave që fitoi çmimin Nobel për Paqen, duke shtuar se çdo përpjekje për të hyrë në bisedime për t’i dhënë fund luftës do të interpretohej nga Rusia si një shenjë dobësie, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ka të ngjarë të arrijë marrëveshje në lidhje me Ukrainën. Kievi ka thënë më parë se nuk e kishte përjashtuar mundësinë e negociatave me Rusinë, por jo me Putinin si udhëheqës.

Qendra e Ukrainës për Liritë Civile, grupi rus i të drejtave Memorial dhe aktivisti bjellorus i burgosur Ales Byalyatski fituan Çmimin Nobel të Paqes 2022 mes konfliktit më të keq në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

E pyetur nëse Ukraina dhe Perëndimi duhet të hyjnë në bisedime me Putinin për t’i dhënë fund luftës, udhëheqësja e grupit të të drejtave të Ukrainës tha se Kievi “nuk do ta linte kurrë popullin tonë për tortura dhe vdekje në territoret e pushtuara”.

“Logjika e liderëve autoritarë është shumë e kuptueshme: ata e shohin çdo përpjekje (për) dialog si një shenjë dobësie.”

I themeluar në vitin 2007, grupi synon të dokumentojë çdo krim lufte të kryer në të gjithë Ukrainën.

Çmimi Nobel i Paqes i këtij viti, i pari që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, njeh përpjekjet e shoqërisë civile për t’u ngritur kundër shteteve autoritare dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut, ka thënë komiteti norvegjez i Nobelit.

Laureatja rus, Memorial, tha se Ukraina nuk po luftonte vetëm për pavarësinë e saj, por edhe për mbijetesën e një rendi paqësor ndërkombëtar. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.