Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qytetarët e Suharekës i raportojnë “Live” problemet (VIDEO)

Gazeta10
09 December 2022 - 19:53

Raporti: Egzona Shala

Mungesa e asfaltimit të rrugës dhe e ndriçimit publik, janë dy kërkesat aktuale të banorëve të fshatrave Studençan e Reçan në Suharekë. Këto ankesa, banorët detyrohen t’i paraqesin në media, e cila gjithmonë mbetet derë e hapur për adresimin e halleve të tyre. Për këto çështje, është përgjigjur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, duke thënë se kërkesat e tyre do të marrin menjëherë trajtim nga komuna që ai udhëheq.

Për problemet e pazgjidhura, qytetarët e Kosovës shpesh kërkojnë adresa të tjera, kur injorohen nga institucionet lokale dhe qendrore.

Ata detyrohen të trokasin nëpër dyert e shumë instancave shtetërore, por që fatkeqësisht shumë prej halleve të tyre nuk marrin përgjigje e trajtim.

Prandaj, në këso rrethanash, qytetarët shikojnë alternativa tjera për adresimin e shqetësimeve të tyre, e derë e hapur për ta gjithmonë janë mediat.

Ata thërrasin në emisione të drejtpërdrejta, dërgojnë fotografi dhe video për problemet e shumta me të cilat përballen.

Një raportim të tillë e kanë bërë edhe banorët e fshatit Reçan të Suharekës, duke u ankuar për mungesën e ndriçimit në rrugën e frekuentuar “Xhavit Syla”.

Përmes pamjeve të dërguara në redaksinë e Kanal10, shihet se shtyllat elektrike ekzistojnë, por sipas banorëve, tash një kohë të gjatë, ato nuk janë funksionale.

E raportimit të banorëve të Reçanit, menjëherë u është përgjigjur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se do ta dërgojë ekipin për të verifikuar arsyen pse nuk ka ndriçim në atë zonë.

Përveç Reçanit, edhe banorët e fshatit Studençan kanë raportuar për mungesën e asfaltimit të rrugës “Hyjnesha në fron”.

E për këtë ankesë, kryetari i Suharekës ka thënë se janë ndarë mjetet dhe pritet që vitin e ardhshëm të përfundohet projekti.

Nga Komuna e Suharekës kanë njoftuar se janë edhe disa rrugë të paasfaltuara, të cilat për shkak të buxhetit pritet të hyjnë në plan për vitin e ardhshëm. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.