
Përzgjedhësi i Kombëtares së Marokut, Walid Regragui, ka folur në vigjilje të ndeshjes çerekfinale që kombëtarja që drejton ai do ta luajë nesër ndaj Portugalisë. Ai ka thënë se kanë mbështetje nga të gjithë Afrika dhe bota arabe.
Sensacioni më i madh i kësaj Kupe të Botës deri tani ka qenë Maroku, që u kualifikua para Belgjikës në fazën e grupeve dhe më pas eliminoi edhe Spanjën në 1/8 për ta prekur çerekfinalen.
“Jemi në atë gjendje saqë jemi të gatshëm të japim gjithçka për vendin tonë. Një kombëtare duhet t’i japë emocione popullit të vet. Nuk duam të ecim mbi re. Mund të japim akoma shumë në këtë Botëror.”
“Do të luajmë për Afrikën dhe botën arabe. Jemi kombëtarja e parë arabe që ka arritur ta sigurojë çerekfinalen dhe mendoj që tifozët mund të na ndihmojnë që ta shkruajmë historinë. Shumë njerëz po luten për ne”, nënvizoi a.
Ndeshja ndaj Portugalisë do të nisë nesër me fillim në ora 16:00. Mijëra tifozë marokenë kanë vërshuar rrugët e Katarit për t’i qëndruar në përkrahje kombëtares së tyre.